Roberto Martinez mund të mos jetë në krye të Portugalisë në Botëtorin e FIFA 2026. Mediat portugeze sjellin një skenar që po ngjall shumë diskutime, pasi sipas të përditshmes Record, fakti i tij është i lidhur ngushtë me Ligën e Kombeve.
Nëse luzitanët nuk fitojnë këtë kompeticion, atëherë palët mund të shkojnë drejt një divorci të parakohshëm pasi Martinez ka një kontratë të vlefshme deri në fund të Botërorit, në 2026.
Në rast se Martinez do të largohej nga Portugalia atëherë dy janë emrat e parë që shihen si pasuesi i tij, Jorge Jesus dhe Jose Mourinho, me këtë të fundit që mbylli një sezon zhgënjyes me Fenerbahce-n.
()