A mund të lehtësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn? SPAK raporton sot për hetimet ndaj kryebashkiakut, çfarë pritet të ndodhë

SPAK do të raportojë sot në orën 12:30 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në arrest me burg që prej datës 10 shkurt 2025.

Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të një dosjeje që është duke u ndjekur nga Prokuroria e Posaçme. Sipas ligjit, SPAK është i detyruar të raportojë periodikisht çdo dy muaj për ecurinë e hetimeve për të arrestuarit me masë sigurie të tillë.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, kjo është hera e dytë që SPAK paraqet një raport të detajuar hetimor mbi çështjen Veliaj, ku do të pasqyrohen të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit. Në përfundim të raportimit, prokuroria pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo mund të zbutet.

Avokati i Veliajt, Ermir Beta, deklaroi për News24 se do të shqyrtojë mundësinë për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, në varësi të përmbajtjes së veprimeve hetimore që do t’i paraqiten sot.

Seanca e sotme ka rëndësi vendimtare, pasi nëse konstatohet se nuk ka më nevojë për veprime të tjera hetimore ndaj kryebashkiakut të pezulluar, masa e sigurisë mund të ndryshohet, duke hapur rrugë për një zhvillim të ri në këtë çështje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×