EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”, mesazh për sigurinë Rrugore

Për herë të parë në Shqipëri, Shoqata “EVU–Albania” solli një eksperiencë unike dhe domethënëse në zemër të Tiranës me një seri demonstrimesh live mbi përplasjet e automjeteve dhe analizën e aksidenteve rrugore.

Në sheshin “Nënë Tereza”, përballë syve të qytetarëve dhe ekspertëve, u zhvilluan katër crash test-e live, të realizuara me teknologjinë më të avancuar evropiane, të njëjtën që përdoret për analizën shkencore të aksidenteve dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të tyre.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Dr.Ing. Alfred Hasanaj, drejtues i EVU–Albania dhe ideatori i këtij eventi ndërkombëtar për sigurinë rrugore. Ai deklaroi se ky aktivitet nuk ishte një shoë, por për të dhënë mesazhe të rëndësishme.

Nga Gjermania erdhi edhe një ndër figurat më të njohura në fushën e ekspertizës rrugore, Dr. Dipl.-Ing. Michael Weyde, drejtues i EVU Europe, i cili vlerësoi këtë organizim si një shembull për t’u ndjekur nga vendet e tjera europiane.

“Është një organizim i mrekullueshëm. Ajo cfarë kemi parë këtu është një standart shumë i lartë. Është një shembull i mirë për të gjitha vendet e tjera., sidomos grupi i vendeve anëtare të reja. Shqipëria hyn tek vendet e përgatitura mirë. Më vjen mirë që Shqipëria është në gjendje të përmbushë dhe të realizojë detyra të tilla. Mesazhi kryesor është që duhet të realizoni teste të tilla për të vërtetuar saktësi në rikonstruktimin, rindertimin e aksidentit.”, u shpreh Dr. Dipl.-Ing. Michael Weyde.

Gjatë aktivitetit, për herë të parë në Shqipëri, u aplikuan metoda të avancuara për këqyrjen e vendit të ngjarjes, përfshirë leximin e kutisë së zezë së automjetit dhe dokumentimin 3D të aksidenteve.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Urgjencën Kombëtare dhe DPSHTRR, ky aktivitet shërbeu edhe si një trajnim praktik për institucionet përgjegjëse.

Qytetarët ndoqën me interes çdo detaj të simulimeve, ndërsa mesazhet sensibilizuese për një kulturë më të lartë rrugore ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta. EVU Albania dha mesazhin për një Shqipëri më të sigurt në rrugë, sepse çdo jetë ka vlerë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×