‘Njësoj sikur po studion në Londër’, Pedagogu: Universiteti ‘Luarasi’ bashkëpunim me LSE për tre degë

Profesori Geron Kamberi, drejtues i Zyrës së Kërkimit Shkencor në Universitetin ‘Luarasi’, tha në emisionin “Kjo Javë” në News 24 se ka një bashkëpunim të rëndësishëm mes “Luarasit” dhe Shkollës Ekonomike të Londrës (LSE).

Ky bashkëpunim sjell për herë të parë në Shqipëri mundësinë që studentët të ndjekin tri programe bachelor me standarde ndërkombëtare, duke marrë një diplomë të njohur globalisht, pa u larguar nga vendi dhe pa u shkëputur nga klima dhe familja.

Programet, që do të fillojnë nga viti akademik 2025-2026, do të fokusohen në fushat e ekonomisë dhe analizës së të dhënave, duke hapur rrugë për karrierë të suksesshme në tregun global.

Profesori Geron Kamberi, drejtues i Zyrës së Kërkimit Shkencor në Universitetin Luarasi: Zakonisht studimet në vitin e parë janë më të etur për të mësuar, ndërsa në master, shumica e studentëve punojnë. Universiteti Luarasi ka ndërtuar një marrëdhënie bashkëpunimi me një nga universitetet më të rëndësishme, siç është Universiteti i Londrës, Shkolla Ekonomike e Londrës ose LSE dhe ka ndërtuar një marrëveshje bashkëpunimi, për të ofruar për herë të parë në Shqipëri, duke filluar nga viti akademik 2025-2026, tre programe studimi të nivelit bachelor në tre fusha, që vlejnë sot në tregun global.

Me një formim akademik, sot mund të kesh një punë më të mirë dhe jetesë më të mirë pas këtij formimi. Për tre degë, që janë të fushës ekonomike dhe data analize, bën të mundur që për studentët shqiptarë të ofrohet një mundësi e artë, pa u shkëputur nga familja e shoqëria, pa u shkëputur edhe nga klima mesdhetare e të marrësh një diplomë, siç e merr në Universitetin e Londrës. Natyrisht duke plotësuar kriteret për të hyrë në këto degë studimi, mesatarja në disa lëndë, që testohen. Natyrisht bëhet fjalë për kosto tjetër dhe mundësi unike.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×