“Nis nesër rinumërimi i 2323 kutive, përfshirë 85 nga diaspora”, Celibashi: Çdo veprim i procesit do të transmetohet drejtpërdrejt online

Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të nisë nesër më 17 qershor procesin e rinumërimit të 2,323 kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga jashtë vendit.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se ky është një nga operacionet më të rëndësishme pas përfundimit të procesit të votimit dhe përfaqëson një angazhim të qartë për transparencë dhe integritet zgjedhor.

“Çdo veprim i procesit do të transmetohet drejtpërdrejt online në rrjetet sociale të KQZ-së”, theksoi Celibashi.

Postimi i plotë:
Procesi i RINUMËRIMIT nis nesër në datë 17 Qershor 2025
Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!

📦 Çfarë përfshin rinumërimi?
➡️ Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.
➡️ Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).
➡️ Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.
📍 Ku po zhvillohet rinumërimi? I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ
📍 Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?
🟠 QARKU TIRANË
📌 Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit
🗳️ 18 KZAZ
🏫 1.282 qendra votimi
🟠 QARKU FIER
📌 Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët
🗳️ 9 KZAZ
🏫 587 qendra votimi
🟠 QARKU DURRËS
📌 Rinumërim i plotë për:
▪️ 111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22
▪️ 126 QV të listuara nga PD-ASHM
▪️ 60 QV të kërkuara nga PLL
📦 Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit
📊 Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)
🟠 QARKU ELBASAN
📌 94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)
💰 Transparencë edhe për buxhetin:
• 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve
• 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike
• 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse
🗳️ Procesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×