Rama “shkrin” dy dikastere në qeverinë e re, ministria e Sipërmarrjes dhe ajo e Rinisë s’do të jenë pjesë e mandatit të katërt të PS

Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Ministria për Rininë dhe Fëmijët nuk do të ekzistojnë më në qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama.

Këto dikastere nuk u përmendën gjatë fjalimit që zgjati mbi 2 orë nga Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Ministria për Sipërmarrjen u drejtua në mandatin e kaluar nga Delina Ibrahimaj, e cila u konfirmua nga Rama si ministre e Ekonomisë.

Nga ana tjetër ministria për Rininë dhe Fëmijët, u drejtua nga Bora Muzhaqi, e cila nuk u përmend në asnjë moment nga kreu i qeverisë në emërimet e kabinetit të ri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×