(VIDEO) Momente tronditëse/ 43-vjeçari u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur, humbi jetën nga rryma elektrike

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve, humbi jetën në mënyrë tragjike teksa përpiqej të kalonte një rrugë të përmbytur në zonën pranë stadiumit, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Një video e publikuar sot tregohet momenti dramatik i ngjarjes, duke zbuluar në mënyrë rrethanat e vdekjes së Kaloshit. Në pamje shihet viktima teksa bie përtokë pas kontaktit me rrymën elektrike, dhe një qytetar që i afrohet për të ndihmuar, largohet menjëherë pas kontaktit me trupin e tij, për shkak të rrezikut nga energjia elektrike.

“Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, u shpreh policia.

Ngjarja ndodhi në një segment të mbuluar nga uji, ku Kaloshi, duke kaluar rrugën e përmbytur, është kapur nga një shtyllë ndriçimi, e cila dyshohet të ketë qenë me rrymë aktive, një rrezik që i mori jetën në çast.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×