“Duart larg vendimarrjes së gjyqtarëve e prokurorëve”, Rama: Duhet ta garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, ndryshe cënojmë integrimin

Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryeministri Edi Rama theksoi respektimin e pavarësisë së gjyqësorit që sipas tij, është një premtim që duhet të garantohet pasi kthimi pas do të cënonte procesin e integrimit.

Rama tha se PS nuk ka ndërhyrë në asnjë rast dhe për asnjë rast në vendimarrjet e gjykatësve e prokurorëve dhe do të vijojë të mbajë këtë qëndrim.

“Për më tepër që drejtësia nuk e ka thënë fjalëe vet. Kjo rikujtesë është e rëndësishme për të gjithë ju dhe për pjesën e drejtimit politik dhe shëbimit civil të ministrisë.

Pasi ky është një mision i madh kombëtar. Që do Të bëjë diferencën, a do të jetë Shqipëria pjesë e BE-së me një drejësi të pavarur për të garantuar njëherë  e mirë apo do të bjerë në tundimin e kthmit pas duke vënë në rrezik dhe anëtarësimin në BE”, tha Rama.

Sipas tij, largimi i duarve të pushtetit ekzekutiv nga cdo proces gjykimi, përzgjedhje, promovimi e shkarkimi të prokurorëve e gjykatësve ëshë premisë e domosdoshme për të garantuar një drejtësi funskoonale të pavarur për të ardhmen e vendit dhe gjeneratat e tjera.

 

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×