“Diella, shpikje e Ramës për të tërhequr vëmendje”, Lefter Maliqi: Duhet revolucion pa kthim, të shpëtojmë vendin!

Demokrati Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’, ndërsa thekson se vendi ndodhet në rrezik dhe se demokracia nuk funksionon.

Përmes një reagimi, Maliqi thekson se Shqipëria po shpopullohet, ndërsa ndalet te ministrja më e re e kabinetit qeveritar, Diella.

REAGIMI
Te dashur miq! Vendi ndodhet ne Rrezik, demokracia nuk funksionon, vota blihet dhe manipulohet, drejtesia eshte nen kontroll, policia e politizuar, kudo sundon krimi,bandat e Oligarket. Shqiperia eshte shpopulluaar fshatra e qytetete te braktisura vetem me pensionist, shkolla, qendra shendetesore te braktisura, me shume burgje se qendra kulture. Diella e Robot jane shpikje te Rama duros per te terhequr vemendjen me mediat e kapura, eshte thjeshte propagande, tallje fyerje qe po i bene shqiptareve per te mbuluar skandalet. Rama Duro eshte kthyer ne sulltan me sarajet ne Qeveri me pyll orbital miliona euro dhe saraje ne Surrel qe tregon qe ai nuk iken po se rrezuam. Miliardat e lekeve me trafiqe, tendera, kulla, droge, inceneratoret etj i ka per te blere ambasador, Mekgonigalin, e korruptuar nderkombetar kundra interesave te shqiptareve. Nje djale 16 vjecar ne Nepali ngriti popullin dhe i hodhen deputetet e ministrat ne lum,dogjen parlamentin e Presidencen, muaren fatet e vendit ne dore.Duhet revolucion pa kthim te shpetojme vendin o sot o kurre🙏💪🇦🇱

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×