“Diella bën më shumë opozitë se Begaj”, Balliu: Presidenti i Republikës është katandisur në një kukull të Ramës

Deputeti i PD, Klevis Balliu, tha se më shumë opozitë bën ministrja virtuale Diella se sa presidenti Bajram Begaj.

Balliu theksoi se Begaj është katandisur në një kukull të kryeministrit Rama.

Balliu: Më shumë opozitë ndaj Edi Ramës bën Diella, sesa Bajrami. Ky realitet i trishtë është dëshmi e qartë se vendi, de facto, ka mbetur pa President. Kam pasur nderin dhe privilegjin të shërbej në Institucionin e Presidencës gjatë mandatit të Presidentit Nishani. Edhe pse atëherë ishim nën sulme të pandërprera nga qeveria, ndiheshim të frymëzuar dhe krenarë që i shërbenim një institucioni themelor të shtetit shqiptar. Sot, për fat të keq, askush që punon aty nuk mund të ndiejë të njëjtën krenari, sepse Presidenti është katandisur në një figurë qesharake, një kukull të bindur në duart e narko-kryeministrit Rama.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×