Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh tek strukturat e saj ku u kërkohet të angazhohen në mbledhjen e firmave për të mbështetur Florjan Binajn në Tiranë.
Florjan Binaj është vetëshpallur si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës për në zgjedhjet e parakohshme, të cilat sot u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.
Teksa Binaj ka dalë në zgjedhje si kandidat i pavarur, Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për ta mbështetur.
Më poshtë mesazhi
Pershendetje te nderuar
Me poshte gjeni hapat dhe afatet per regjistrimin e kandidateve te pavarur.
KANDIDAT I PAVARUR
Firmat duhen mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01 bashkelidhur.
Kujdes:
1 Formulari mbushet me shkronja KAPITALE vetem nga zgjedhes qe votojne ne ate zone zgjedhore;
2 Per cdo zgjedhes qe mbush formularin duhet edhe kopje e kartes se identitetit;
3 Formularet me firmat duhet te plotesohen para dates 19 tetor 2025.
Per Bashkine TIRANE duhen mbledhur 7700 firma dhe Kopje Karta ID.
KZAZ
ZAZ me numer cift kane kryetarin ne Komisionin Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve dhe ZAZ me numer tek kane Sekretarin i cili duhet te jete jurist.
Ju lutem te dergoni brenda dites se sotme emrat e anetareve te KZAZ (banore te Bashkise Tirane) me kopje te diplomes, Certifikate Personale dhe Formularet e Konfliktit te interesit (Model KQZ-4-31 dhe Model KQZ-4-32 bashkelidhur) per anetarin e KZAZ.
Duhet filluar puna urgjent per mbledhjen e firmave pasi afatet jane shume te ngushta.
BalkanWeb