Gjatë seancës dëgjimore në komisionin parlamentar të Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës për rezultatet e Task Force të SPAK për hetimin e krimit zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Kreu i SPAK tha se cdo denoncim është vlerësuar dhe nisur nga verifikimet, një rast i korrupsionit masiv është konstatuar nga SPAK, cka ka vënë para drejtësisë një kryebashkiak, emrin e të cilit Dumani nuk e bëri publik, ndërsa njoftoi se po për korrupsion aktiv në zgjedhje, një tjetër kryebashkiak është në hetim.
Duke iu drejtuar konkretisht denoncimeve të deputetëve të opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Gjin Gjoni, Dumani tha se vetëm për krimin zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit janë arrestuar disa persona, disa të tjerë janë në hetim, ndërkohë janë 38 procedime penale.
Altin Dumani: vetëm Për vitin 2025 kemi marrë një kryebashkiak të pandehur, për korrupsion aktiv, është rasti kur kemi parë një korrupsion masiv. Kemi në hetim një kryebashkiak tjetër po për korrupsion aktiv gjatë procesit zgjedhor. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e këtij viti 2025, disa janë në hetim, kemi dhe 38 procedime penale.
Patjetër ka vedn për të bërë por SPAK është një institucion për vetëm 20 prokurorë, sjemi as polici. Cdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Kam dërguar hetues në mes të natës në Durrës, madje ju e keni falenderuar. Por rezultati është ky, në momentin që ju bëni një denoncim dhe ne nisim punën sa e ndërtojmë dhe e organizojmë për të hetuar rastin, shohim në media që po blihen votat.
Rasti i zotit Gjoni, kemi cuar hetues të BKH direkt për denoncimin e tij, në Shkodër, në Korçë. Unë do doja të mos kishim asnjë rast korrupsioni.
BalkanWeb