Deklaratat e Ballës dje në Kuvend, kreu i PD: Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb i motivuan lojtarët tanë për të fituar

“Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb i motivuan lojtarët tanë për të fituar”. Kështu i komentoi Sali Berisha deklaratat e bëra dje nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në sallën e Kuvendit. Berisha tha se vërteta në stadiumin e Leskovcit ishte ndryshe.

“E dëgjuat ju vetë Taon? E vërteta është se në stadiumin e Leskovcit, i mbushur me ultranacionalistë të përzgjedhur nga Vuçiçi, për t’u dhënë zemër lojtarëve të vet, ka shpërthyer me histeri thirrjet Sali Berisha, Sali Berisha. Vetëm e vetëm që të motivonin lojtarët e ekipit kombëtar. Dhe çfarë thoshte ai? Serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha. I shihni ju çfarë vasalësh janë këta? Tao thotë në parlament se serbët na fyejnë ne duke na thënë Sali Berisha. E kuptoni se çfarë skllevërish janë këta, qenie të shpërfytyruara. Në fakt ndeshja u fitua dhe për herë të parë Serbia humbi, mori atë që meritonte në tokën e vet. Ai slogan në vend që të motivonte ekipin, motivoi kundërshtarët dhe aty morën një disfatë të turpshme. Le që ishin fare të dobët njëherë, ishte një ekip ndër më të dobëtit. Nuk shihej në fushë.”, tha Berisha.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×