
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të lartë të Komisionit Europian, ku në qendër të bisedës kanë qenë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se procesi duhet të vijojë me ritëm të përshpejtuar, duke shtuar se “nuk ka asnjë minutë për të humbur” në rrugën drejt integrimit.
Në përfundim të reagimit të saj, ministrja nënvizoi se Shqipëria është çdo ditë një hap më pranë Europës, duke shprehur besimin se vendi po ecën me vendosmëri drejt qëllimit të tij strategjik.
“Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.
Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, shkroi Spiropali.
and then