Punonjësit grekë në grevë, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

Pavarësisht njoftimit të publikuar nga autoritetet doganore greke dhe ato shqiptare për pezullimin e punës si pasojë e grevës, pika kufitare mes dy vendeve është përballur mëngjesin e sotëm me radhë të gjata automjetesh dhe qytetarësh në pritje.

Shumë udhëtarë thonë se nuk kanë qenë në dijeni të grevës së shpallur nga pala greke, ndërsa të tjerë pretendojnë se janë keqinformuar nga agjencitë e udhëtimit, të cilat u kanë komunikuar se qarkullimi i autobusëve do të vijonte normalisht.

Në territorin grek, punonjësit e doganave kanë nisur grevën që në orën 6 të mëngjesit, e cila sipas njoftimit zyrtar pritet të zgjasë deri në orën 10. Gjatë kësaj kohe, qarkullimi i mallrave dhe udhëtarëve është ndërprerë plotësisht, duke shkaktuar vonesa dhe pakënaqësi tek qytetarët.

Autoritetet shqiptare të kufirit kanë kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa kanë apeluar që qytetarët të informohen paraprakisht për oraret e punës në pikat kufitare për të shmangur situata të ngjashme në ditët në vijim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×