VIDEO/ Tabaku-kryeprokurorit Çela: Kompani me bilanc zero ndërtojnë kulla me vlerë 200 mln euro në Tiranë. Hetim, pastrimit të parave në ndërtim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Kuvendi kërkoi më shumë thellim në pyetjen që ajo i drejtoi kryeprokurorit Olsjan Çela sa i takon ndërtimeve në Tiranë. Ajo tha se ka kompani që marrin leje për kulla, por bilancin e kanë zero.

Tabaku: Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi, shifer e papërballueshme për sistemin bankar dhe për kompanitë. Në raportin e SPAK thuhej se grupet kriminale po përdorin ndërtinet për pastrim parash. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro, me zero bilanc. Por të ngremë duart dhe të themi se ka raste të tilla, kjo nuk është e mjaftueshme, pastrimi i parasë ka ulur vlerën e euros. Pyetja ime ishte e sinqertë. A mund të krijojmë një qark të mbyllur dhe të mësojmë se nga vijnë paratë në Tiranë. Unë besoj se nuk mora përgjigjen për pyetjen që ngrita. Sot kriza që ka ekonomia shqiptare është pastrimi i parave që ka në ndërtim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×