
Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të liderit historik të PS, ish-nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi përmes një mesazhi ngushëllimi drejtuar familjes së Fatos Nanos, ka vlerësuar Nanon si kryetari i parë i PS dhe një prej figurave politike qendrore të tranzicionit politik shqiptar.
“Me hidhërim mësova për vdekjen e parakohshme të Fatos Nanos, kryetari i parë i PS dhe një prej figurave politike qendrore të tranzicionit politik shqitar. Ngushëllime familjes! Qoftë i paharruar!
S.Pellumbi”, thuhet në mesazhin e Pëllumbit.
Ndryshimet demokratike në vitin 1990, e pozicionuan zotin Pëllumbi në postin e nënkryetarit të PS, post që e mbajti deri në vitin 1996. Servet Pëllumbi ka udhëhequr fushatën e socialistëve, për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën dhe më pas fushatën për lirimin e Fatos Nanos nga burgu.
Njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentar.
and then