
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në Log se GJKKO mund të kërkojë masë sigurie për Belinda Ballukun, zv/kryeministren e cila u mor e pandehur nga SPAK, pas komunikimit të akuzës më datë 27 tetor.
Hoxha tha se duke patur parasysh denoncimet që janë bërë ndaj zonjës Balluku, nuk është një çështje, janë një seri çështjesh, inceneratorët, tigrat e famshëm, përfshirë disa tendera të rrugëve nacionale, disa veprimtari të tjera brenda ministrisë së saj. Por, gazetari Hoxha theksoi se Rama duhet të zbatojë standardin që ka vendosur vetë, që secili të mbrohet vetë e të mos përdorë PS si mburojë.
“Nëse Rama do ta mbajë, se ka rast të parë se e mbrojti Xhaçkën, prish standardin që vendosi vetë, që tha sdo bëjë avokati. Ky është rasti ekzemplar se është numri 2.
Nuk ëshrë në hetim, por i është komunikuar akuzë, dhe abuzimi për të cilin akuzohet është në vlerë shumë të konsiderueshme dhe vetë GJKKO mund ti kërkojë masë sigurie, sepse kjo mund të helmojë procesin”, tha Hoxha.
Në fund, me ironi ai tha se vjeshta ka ardhur për zonjën Balluku dhe po bien gjethet e para.
“Do të jetë histori e gjatë’, tha gazetari Artan Hoxha.
Artan Hoxha: Duke patur parasysh denoncimet që janë bërë ndaj zonjës Balluku, nuk është një çështje, janë një seri çështjesh, inceneratorët, tigrat e famshëm, përfshirë disa tendera të rrugëve nacionale, disa veprimtari të tjera brenda ministrisë së saj.
Në këtë rast kemi një ndryshim të standardit të SPAK dhe kryeministrit. Nëse Rama do ta mbajë, se ka rast të parë se e mbrojti Xhaçkën, prish standardin që vendosi vetë, që tha sdo bëjë avokati. Ky është rasti ekzemplar se është numri 2.
Nuk është në hetim, por i është komunikuar akuzë, dhe abuzimi për të cilin akuzohet është në vlerë shumë të konsiderueshme dhe vetë GJKKO mund ti kërkojë masë sigurie, sepse kjo mund të helmojë procesin.
Si në rastin e Berishës, që ja kërkoi gjyqtari. Unë mendoj se për zonjën Balluku sapo ka filluar vjeshta po bien gjethet e para do të jetë histori e gjatë.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then