
Ndeshja ndërmjet Bayernit dhe PSG-së do të jetë njëra nga supersfidat e Championsit. Para këtij takimi, portieri i bavarezëve, Manuel Neuer foli për mënyrën sesi skuadra gjermane duhet të qaset në lojë, në mënyrë që të fitojë këtë takim.
“Ne të dyja skuadrat na pëlqen ta kemi topin, dhe ndoshta nuk na pëlqen të mbrohemi shumë. Do të ketë mundësi për kundërsulm.
Duhet të jemi të përqendruar dhe të kemi një strukturë të mirë mbrojtëse kundër kundërshtarëve të fortë dhe të shpejtë. Kjo është mënyra se si duam t’i shqetësojmë parisienët”.
and then