
Liverpool “zgjohet” edhe në Champions, me të kuqtë që “thyejnë” Real Madrid, triumfuan 1-0 në “Anfield”, por ky rezultat duket një gënjeshtër në një kohë kur ekipi i Slot krijoi 17 raste, goditi 9 herë kuadratin dhe kishin të paktën 4 raste të pastra për gol, por Courtois u kthye në një mur të vërtetë.
Fillimi i ndeshjes ishte një dialog i vazhdueshëm mes tij dhe Szoboszlai-t, fillimisht e ndali në mënyrë fantastike me këmbë, ndërsa më pas grushtoi një predhë të vërtetë të hungarezit.
Me fillimin e pjesës së dytë, portieri i Real Madrid bëri sërish mrekullinë, këtë herë duke ndalur nga shumë pranë goditjen me kokë të Van Dijk. Brenda një minutë, në dy raste thuajse të ngjashme, Courtois fluturoi duke grushtuar në këndore edhe goditjen e Ekitikes. Më në fund, pas disa përpjekjeve, në minutën e 61-të, Courtois u dorëzua, me MacAllister që me kokë mposhti portierin e Real Madrid. Goli i argjentinasit në fund rezultoi një 3-pikësht pasi rezultati mbeti i pandryshuar.
Kjo fitore, e dyta radhazi, rikthehen më në fund qetësinë në radhët e Liverpool, një sukses që trajneri Slot e vlerësoi jashtëzakonisht shumë: “Ishte një paraqitje fantastike pasi thyem një ekip të jashtëzakonshëm si Real Madrid, një ekip që po kalonte një formë të shkëlqyer pasi kishin humbur vetëm një ndeshje këtë sezon. Të fitosh kundër tyre, me këtë cilësi është diçka shumë pozitive”, u shpreh Slot.
Nuk e bëri dramë këtë humbje trajneri Alonso: “Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por lejuam shumë goditje standarde, bëmë shumë faulle të panevojshme. Kjo ishte një humbje shumë ndryshe nga ajo kundër Atleticos, ishim të mirë vendosur në fushë”, u shpreh Alonso.
()
and then