“KAYO” autorizohet të nisë prodhimin e armëve në godinën nga ku u dëbua News24, Balkanweb e Panorama

Qeveria ka autorizuar shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO” sh.a., të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve, pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve dhe mjeteve të sigurisë. Sipas vendimit, “KAYO” mund të veprojë vetë ose përmes subjekteve të tjera të krijuara prej saj, duke u angazhuar në shërbime që lidhen me strukturat e sigurisë dhe organet vartëse të tyre.

Në thelb, ky vendim i jep shtetit shqiptar një kompani të dedikuar për industrinë e mbrojtjes, në përputhje me ligjin “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

Qëllimi zyrtar është sigurimi i furnizimeve dhe shërbimeve për strukturat e sigurisë përmes “KAYO” ose kompanive bijë të saj.

Por kujtojmë për këtë qëllim, televizioni “News24”, Arena e Lajmit, Panorama dhe Radio Rash u nxorrën jashtë godinës ku ushtronin aktivitetin, për t’ia lënë vendin pikërisht projektit të ri shtetëror. Ky zhvillim ngre pyetje të forta mbi mënyrën si po zbatohen planet e qeverisë për industrinë e mbrojtjes dhe çmimin që do paguhet për to.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×