Hattrick i Lewandovski-t, Barça mund Celta-n dhe i afrohet kreut, Flick: Nuk ndikohemi nga e shkuara, shohim përpara me optimizëm

Barcelona përfiton nga ndalesa e Real Madrid dhe ngushton diferencën me kryesuesit në -3, pas suksesit të dielën në mbrëmje ndaj Celtav Vigos në transfertë me rezultatin 2-4. Miqtë zhbllokuan shifrat shumë shpejtë falë një goli të Lewandovskit me 11 metërsh. Megjithatë Celta reagoi shumë shpejtë, pasi Carreira shfrytëzon një kundërsulm të shpejtë. Barça kundërpërgjigjet me Rashford, me sulmuesin anglez që godet shtyllën në minutën e 25. Megjithatë 12 minuta më vonë do të ishte sërish Rashford që kroson bukur në zonë, me Lewan që nuk fal për golin e dytë. Gëzimi i miqve do të zgjaste vetëm 5 minuta pasi Borja Inglesias realizon me një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës duke rivendosur barazpeshën në Balaidios.

Megjithatë kur u mendua se fraksioni i parë po mbyllet në barazim ,në kohën shtesë do të vinte goli i Lamin Yamal që do të godiste saktë duke çuar topin në cepin e majtë të portës vendase. Pas pushimit Celta e kishte të vështirë të gjente sërish golin e barazimit, ndërsa katalanasit ditën të administronin mjaft mirë avantazhin. Në minutën e 73 do të ishte sulmuesi polak Robert Lewandovski që do të kompletonte hattrickun e tij, duke shënuar golin e 3 personal dhe të 4 për Barçën, duke e mbyllu përfundimisht sfidën me suksesin e miqve.

I lumtur për këtë sukses sigurisht në përfundim të takimit ishte tekniku gjerman i katalanasve, Hansi Flick: “Jam i kënaqur nga paraqitja e djemve. Skuadra diti të mbrohej mirë në pjesën e dytë. Më pëlqeu gjithashtu kontrolli i topit. Çfarë ka ndodhur në të shkuarën nuk na ndikon. Shohim përpara me optimizëm”.

Pas këtij suksesi, Barcelona ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke qenë kështu vetëm 3 pikë larg kryesueseve të Real Madrid.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×