“Dyshja më famëzezë në historinë e Shqipërisë”, Berisha: Platformë për largimin e Ramës dhe Ballukut!

Pas mbledhjesë së grupit parlamentar demokrat, kreu i PD-së Sali Berisha foli me gazetarët në selinë blu.

Berisha tha se PD do vendosë një platformë te kryeministria këto ditë me anë të një proteste ku do kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut. Ai i cilësoi Ramën dhe Ballukun dyshen më me famë të zezë në historinëvimit.

Pyetje: Përsa i takon protestës keni vendosur një datë? Do të jeni të enjten në platformën tuaj para kryeministrisë?
Sali Berisha:
Platforma para kryeministrisë ka dy qëllime.
Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Ka njerëz që mendojnë se duhet bërë tek Ministria e Energjitikës. Është ajo ndërtesë që ka dhe kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, por jo vetëm zyrë se ajo ka dhe staf aty që është e instaluar.
Pra ne vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në korrupsion në historinë e Shqipërisë.

Pyetje: Platforma do të vendoset dhe nuk do të hiqet, apo do të jetë në ditë të caktuara?
Sali Berisha:
Platforma do të jetë ditë të caktuara, më së shumti ditë të e enjtja, por pas mbledhjes u la që ta përcaktojë një grup i caktuar.

Pyetje: Një datë për protestën?
Sali Berisha:
Absolutisht do të shkohet drejt protestës kombëtare, por para së gjithash do të vendosen këto masa dhe pastaj do të kalohen drejt protestës kombëtare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×