
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, që përfaqëson njësinë nr.5 në Tiranë ka sqaruar shpërthimet e tij herë pas here ë rrjetet sociale sa i takon problematikave nga terreni.
Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa, Braçe tha se ai nuk do që të bëhet viral dhe të jetë pjesë e vëmendjes, por ngre në fokus shqetësimet e qytetarëve.
Ai tha se këto ditë vëmendja është më shumë në Kuvend, për shkak të buxhetit se sa në njësinë nr.5.
“Kam shansin që kam dhe punën në njësinë nr.5. Nuk dua të bëhem viral. Nuk më pëlqen kjo pjesë e vëmendjes. Dua ta jap këtë sqarim për çdo të shqetësuar që thotë; ngele aty. Dua që vëmendja të ngelet te problematika. Në momentin që unë jam atje, për të sjellë në vëmendje një shkollë, një rrugë, apo një pemë që dhunohet, se në këtë vend dhunohen dhe pemët, apo për bllokime të trotuareve, le të bëhet virale. Unë po bëj punën dhe nuk dua që ata të ndihen mirënjohës për atë që unë po bëj, punën time. Kjo punë nuk ka nevojë për mirënjohje, pasi e kanë shprehur mirënjohjen, kur më kanë votuar për të bërë një punë më të mirë dhe me të lehtë se sa puna e tyre.”, tha Braçe.
Ligjvënësi socialist tha se qytetarët i shkruajnë për çdo problematike, siç janë dhe punimet në shkollën 21 Janari.
and then