
Ligjvënësi socialist, Erion Braçe që shpesh herë nuk i kursen kritikat dhe për të vetët, ka sqaruar deklaratat dhe qëndrimet e tij në publik.
Ai tha në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se disa ministra dhe vegjetojnë në krye të detyrës, ndërsa shtoi se ai reagon në të mirë të punës.
Teksa u pyet për faktin nëse kjo është një strategji për të tërhequr vëmendje, një këmbë në qeveri dhe tjetra duke ‘protestuar’, Braçe tha; “ pse s’duhet bërë kjo gjëja! Jemi një qeveri për të përmbushur angazhimet që kemi marrë kundrejt njerëzve, por jemi dhe përballë kësaj qeverie, për të bërë rolin e pasqyrës, dhe brenda maxhorancës. Një ministër, që ka të tillë që vegjetojnë, pse mos të vihet para pasqyrës për t’i thënë; ej po fle. Ej lëviz. Do e bëja për veten time dhe për qeverinë. E kam bërë kohë pas kohe, dhe kur isha zv.kryeministër. Ka njerëz që se mendojnë këtë. Ka shumë gjëra që thuhen pas teje. Më ka shqetësuar shumë një fjali që më tha dikush në Divjakë, të thënë nga dikush në pushtet, aktualisht dhe më herët dhe mbase në të ardhmen, që; ky se ka kuptuar akoma që është në pushtet, por sillet si në opozitë. Por nuk sillem si në opozitë. Por kur gjërat nuk ecin, ta them disa herë, në seanca në Parlament, në takime personale dhe pune, dhe kur nuk lëviz gjëra, do ta them dhe publikisht. Pse s’duhet ta them publikisht? Patjetër që do e them sepse kam detyrim kundrejt atyre njerëzve. Qytetarët nuk duan t’ia dinë nëse ti e ke mirë me qeverinë tënde, s’duan t’ia dinë, ata duan zgjidhje të problematikave. Qeveria duhet të jetë me këmbë në tokë, jo m krahë në ajër, Kur shoh se krahët janë në ajër jo për të fluturuar, por për të dalë nga realiteti. Duhet ta bëjë dikush këtë gjë, që të biem me këmbë në tokë”, tha ai.
Duke qëndruar te ministrat e kabinetet qeveritar që punojnë dhe ata që vegjetojnë, Braçe tha; “Në komisionin e Ekonomisë janë diskutuar shumë gjëra. Buxheti faktit i 2024-ës sjell në vëmendje faktin se kishte 43 mln lekë, shpenzime që nuk janë realizuar. Në fund të muajit shtator jemi në 45 mld lekë suficit dhe kemi 62 md lekë të pa konsumuara, pa 1.1 miliard euro të pashfrytëzuara. Buxheti për vitin e ardhshëm shënon rekord. Kur ti nuk përdor paratë që ke, i ke në buxhet, i ke arkëtuar, ti s’ke qenë efikas për të kryer shpenzimet për ata njerëz që flas unë. Ministrat që nuk e materializojnë paranë publike, janë në gjumë. Kur nuk përdor paratë, janë arkëtuar, janë mbledhur ato, buxheti nuk funksionin vetëm me një shtyllë, pasi duhet dhe shtylla e shpenzimeve. Të marrësh pra para për të rishpërndarë. Nëse nuk funksionon rishpërndarja, për çfarë rri si ministër. Kemi ministra të rinj, që u bë mirë që u zëvendësuan, por nuk shohim se po bëjnë gjë.”.
and then