Gjoba 4 mln € ndaj Prestige Resort dhe ndëshkimi i bizneseve, Braçe “shpërthen” kundër Tatimeve: Po “vrasin” sipërmarrjen. Duhet të logjikojnë ndryshe!

I ashpër ka qenë deputeti i PS-së, Erion Braçe me Tatimet, sa i takon gjobave marramendëse që ky i fundit vendos ndaj bizneseve.

Përballë gazetares dhe moderatores Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Braçe tha se me këtë logjike, ku me shumë lehtësi vendosen gjoba, ‘vritet’ sipërmarrja. Teksa moderatorja përmendi rastin e gjobës prej 4 milionë eurosh ndaj Prestige Resort, Braçe tha se kjo është çështje e gjykatave.

Nisida Tufa: Ju keni lëshuar dhe shigjeta kritikash dhe për tatimet. Si po perforojnë?
Brace:
Në aspektin e mbledhës së të ardhurave po performojnë mirë. Ne po shkojmë në nivelin e 29.8% të prodhimi t të përgjithshëm kombëtar të të ardhurave. Por në aspektin e sjelljes me sipërmarrjen e vogël, bën një ekuilibër tjetër. T’i vendosësh gjobë 3 mln lekë një restoranti që punon 1 herë në javë në mes të pyllit, ti e vret atë. Apo nëse i shkon një dyqani të vogël që t’i kërkon faturë për qumështin deh i vë gjobë marramendës, e mbyt. Duhet filluar dhe të logjikosh. Ty të intereson të arkëtosh gjobën apo të arkëtosh detyrimin që duhet të mblidhje. Marrëveshja për ‘paqen fiskale’ do parë e gjithë sjellja. Kur ti me paqen fiskale vendos si parim bazë arkëtimin e parave, këto gjoba marramendëse për çfarë duhen!

Tufa: Siç është rasti i Neës24 dhe Prestige Resort, me gjobë 4 mln euro nga Tatimet, një kryqëzim për kronikat që kemi transmetuar.
Brace:
Po flas në parim. Nuk i di rastet konkrete, dhe nuk mund të gjykoj. Rastet konkrete ndiqen në rrugë gjyqësore, dhe do të duhet të flasë gjykata. Po them që nisur nga parimi që ka nga marrëveshja për ‘paqen fiskale’, mua më intereson që të arkëtohen paratë. Kjo duhet të jetë sjellja. Pastaj pjesa tjetër edhe mund të ndëshkohesh për sjellje fiskale. Por jo t’i marrim shpirtin një biznesi të vogël.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×