“Më propozoi Kryemadhi për deputet në 96”, Braçe rrëfen të pathënat: Unë dëshmitari në martesën e Ilirit dhe Monikës. Do t’i jepja një këshillë…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka qenë dëshmitar në martesën mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Braçe tha se do t’i jepte një këshillë ish-çiftit, ndërsa më pas u tërhoq, duke shtuar se do ia jepte Kryemadhit nëse do ta takonte nga afër.

Ai tha se ishte e vërtetë deklarata e Kryemadhit që kjo e fundit bëri javën e kaluar në ‘Kjo Javë’ se ajo i kishte lënë vendin për deputet Braçes, në 96-ën.

“Ajo që thotë zonja është e vërtetë. Në 96-ën kam hyrë në listën e PS, nga Forumi Rinor Socialist dhe zonja ka qenë drejtuese në këtë kohë. Kjo qëndron. Për të gjitha vlerësimet e tjera, s’do të flas konkretisht, të të gjithëve. Ka një figurë që e marr në referencë, avokati Anjeli. Ai thoshte; mos merr seriozisht ato që thuhen për ty, sepse nëse i merr, nuk do te jesh në këtë botë që jeton. Jepi rëndësi dhe merr seriozisht gjërat që kanë të bëjnë me punën tënde. Në këtë aspekt shumë faleminderit.”, tha ai.

A flisni me zonjën Kryemadhi?
Po ‘mirëmëngjes’ dhe ‘mirëmbrëma’! Do të them diçka. Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur mes tyre, për marrëdhëniet në përgjithësi dhe për marrëdhënien e tyre. Po kam qenë dëshmitar në martesën e tyre dhe dikush tjetër, Kam qenë dëshmitar dhe nëse do t’i jepja një këshillë….do ja jap nëse e takoj. Është çështje shumë familjare dhe nuk do të shkonte ta thoja”, tha Braçe.

Deklarata e Kryemadhit
“Edhe në vitin 1996 më propozuan për deputete në Berat dhe unë propozova Erion Braçen. Nuk jam fare pishman; kam bërë gjënë më të mirë, sepse është i vetmi socialist që ka ngelur në PS dhe që, me të mirat e të këqijat e veta, ngre zërin për problematikat e elektoratit të tij me sinqeritet dhe ndershmëri,” u shpreh ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×