“35 vjet që nuk kërkojnë falje për vuajtjet e ish-të përndjekurve në burgje”, Besim Ndregjoni: Shoqëria shqiptare e ndarë, komunistët mbeten të privilegjuar

Presidenti i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, kandidat për kreun e Avokatit të Popullit, Besim Ndregjoni, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ku foli ndër të tjera dhe për situatën në të cilën ndodhet kjo kategori që vuajti burgjeve të regjimit komunist për fjalën e lirë.

I pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, Ndregjoni tha se pas 35 vitesh demokraci, e majta në pushtet nuk ka kërkuar falje për atë që bënë etërit e tyre gjatë regjimit komunist, ku burgosën, torturuan dhe vranë qindra mijëra shqiptarë të cilët guxuan dhe kundërshtuan sistemin,

“Ne s’e kishim imagjinuar se s’do dëgjonim nga PS një falje. Në vdekjen e Nanos treguan se ai nuk u tregua hakmarrës kur doli nga burgu, po ne që ne kemi asnjë lloj nderimi ndaj veprës tonë, ka 35 vjet që nuk kërkojmë hakmarrje.

Familjet e të persekutuarve kanë përjetuar drama që ju nuk i imagjinoni. Trajtimi i një shtrese që ka përcuar paqen, kjo klasë i përgjigjet me urrejtje”, tha Ndregjoni.

Ai shtoi më tej se sot shoqëria shqiptare sot është e ndarë në dy pjesë, komuniste dhe antikomuniste, ku të privilegjuarit vijojnë të jenë komunistët.

Sipas Ndregjonit, është fatkeqësi që ka 35 vjet që ndërtojmë një drejtësi e cila i shërben politikës dhe jo qytetarit.

 

Besim Ndregjoni: Se kishim imagjinuar se do vijë një ditë që një forcë politike do të  përçmojë apo dhe do të luftojë me çdo kusht që këto krime të mos jenë prezent dhe të mos i njohë shoqëria shqiptare që ka lindur pas ’90.

Ne s’e kishim imagjinuar se s’do dëgjonim nga PS një falje. Në vdekjen e Nanos treguan se ai nuk u tregua hakmarrës kur doli nga burgu, po ne që ne kemi asnjë lloj nderimi ndaj veprës tonë, ka 35 vjet që nuk kërkojmë hakmarrje.

Familjet e të persekutuarve kanë përjetuar drama që ju nuk i imagjinoni.

Trajtimi i një shtrese që ka përcuar paqen, kjo klasë i përgjigjet me urrejtje.

Para disa vitesh një gjerman erdhi në Kolonjë dhe kërkoi falje për babain e tij. Keni dëgjuar ndonjëherë nga forca politike e së majtës. Jo për ne por nga ndërgjegjia e tyre.

Shoqëria shqiptare sot është e ndarë, një pjesë e vogël është antikomuniste fisnike, që s’e shtrin dorën pavarësisht vuajtjeve dhe pjesa komuniste e privilegjuar. Bashkëvuajtësit e mi shpesh herë më thonë se kjo demokraci që ka ardhur, nuk është për ne por për komunistët?

Fatkeqësia më e madhe ka 35 vjet që ndërtojmë një drejtësi që i shërben politikës dhe jo qytetarit



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×