
Deputeti i PD, Gazment Bardhi, deklaroi në Log se së shpejti do të ketë një akuzë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Bardhi tha se në kallëzimin e tij ndaj zv/kryeministres, depozituar në SPAK, përfshihet shkelja e barazisë në tendera dhe korrupsion i zyrtarëve të lartë.
“Korrupsioni ka një afat parashkrimi sa dyfishi i veprës penale të shkeljes së barazisë, e cila parashkruhej mundësia për tju ushtruar ndjekja penale në mars 2026 dhe kjo është arsyeja pse prokuroria ka ushtruar ndjekjen penale brenda afateve ligjore”, tha Bardhi.
I pyetur se a duhet të kishte masë ndalimi për zv/kryeministren Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, kreu i grupit parlamentar të PD, tha se kjo duhet të kishte ndodhur pasi ekzistojnë të gjitha kriteret që prokurori i çështjes të merrte këtë vendim.
Presim të ketë akuzë ndaj zonjës Balluku sic faktet janë depozituar, për korrupsion. Standardi i SPAK ka qenë se dhe kur ka ngritur vetëm akuzën e shkeljes së barazisë në tender ka marrë masë ndaluese, vartësi i saj, kryetar i komisionit të prokurorimeve publike, ai u mor i pandejhur për veprën penale dhe SPAK përmes gjykatës mori masën e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
Në gjykimin tim, ndaj zonjës Balluku duhet të ishte marrë masë sigurimi, pasi sot ajo ka fuqinë politike dhe ekzekutive për të intimiduar dëshmitarët, për t’u arratisur, të gjitha kriteret për të ushtruar prokurori të drejtën për masën e sigurimit, në rastin e Ballukut.
Gazment Bardhi: Zonja është në hetim, nuk janë përfunduar, po e marr të pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Po hetohet për vepra të tjera penale.
Kallëzimi që unë kam bërë përfshin shkeljen e barazisë në tendera dhe korrupsion e zyrtarëve të lartë. Korrupsioni ka një afat parashkrimi sa dyfishi i veprës penale të shkeljes së barazisë, e cila parashkruhej mundësia për tju ushtruar ndjekja penale në mars 2026 dhe kjo është arsyeja pse prokuroria ka ushtruar ndjekjen penale brenda afateve ligjore.
Presim të ketë akuzë ndaj zonjës Balluku sic faktet janë depozituar, për korrupsion. Standardi i spak ka qenë se dhe kur ka ngritur vetëm akuzën e shkeljes së barazisë në tender ka marrë masë ndaluese, vartësi i saj, kryetar i komisionit të prokurorimeve publike, ai u mor i pandejhur për veprën penale dhe SPAK përmes gjykatës mori masën e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
Në gjykimin tim, ndaj zonjës Balluku duhet të ishte marrë masë sigurimi, pasi sot ajo ka fuqinë politike dhe ekzekutive për të intimiduar dëshmitarët, për tu arratisur, të gjitha kriteret për të ushtruar prokurori të drejtën për masën e sigurimit, në rastin e Ballukut.
and then