
Rreth 4 familje në Zejmen të Lezhës janë evakuuar për shkak se banesat e tyre janë përmbytur pasi ndodhen nën nivelin e kanaleve kulluese.
Sic njofton gazetari i News24, Elidon Ndreka, ekipet e emergjencës civile ndodhen në zonat e përmbytura të qarkut të Lezhës, duke evakuuar banorët e prekur nga kjo situatë, duke i strehuar në konviktin e shkollës profesionale në qytetin e Lezhës.
Një situatë e ndërlikuar paraqitet në lagjen “Sake”, një zonë depresive ku disa banesa jane rrethuar nga uji aktualisht.
Për shkak se zona ka status të mbrojtur, ndërhyrjet e Bashkisë kërkojnë aprovimin e Ministrisë, duke e vështirësuar menaxhimin e menjëhershëm.
Shqetesuese mbetet gjendja edhe në Njësinë Administrative Kallmet, ku rezervuari ka arritur pikën maksimale për shkak të prurjeve të shumta. Probleme janë regjistruar edhe në Dragushë dhe në Dajç, ku kanalet e ujërave të larta paraqesin rrezik nëse reshjet vazhdojnë me intensitet.
Në Kurbin, zona me e prekur nga permbytjet ka patur vetem nje familje te evakuuar në fshatin Gjorm, ndërsa në Mirditë situata paraqitet më e qetë, me probleme të kufizuara në disa rrugë rurale ku janë shënuar rrëshqitje dhe prani inertesh. Ndërhyrjet e kryera gjatë ditës kanë stabilizuar gjendjen.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit njoftoi se hidrovoret po funksionojnë me kapacitet të plotë. Ekipet kanë ndërhyrë në kanalet kulluese të Kurbinit dhe në kanalet e ujërave të larta të Zadrimës, duke ndihmuar në parandalimin e përkeqësimit të situatës.
OSHEE raportoi ndërprerje të energjisë në disa zona gjatë paradites, por ndërhyrjet teknike kanë bërë të mundur rikthimin e furnizimit në të gjitha zonat.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka shtuar patrullat dhe monitorimin në akset problematike, për të kufizuar lëvizjen e mjeteve dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
and then