
Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në studion e “Kjo Javë” në News24, ka komentuar dërgimin e çështjes së Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese nga qeveria, pasi kjo e fundit kundërshton vendimin e GJKKO-së që pezulloi ministren nga detyra.
Analisti paralajmëroi se rreziku real qëndron tek përpjekjet e mundshme të qeverisë për të ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese.
“Do ketë grusht shteti në rast se Gjykata Kushtetuese bie viktimë e presionit të qeverisë. Nuk është grusht shteti pezullimi i Ballukut, por presioni që mund të bëjë qeveria ndaj gjyqësorit,” u shpreh Zekthi.
Ai theksoi se pezullimi i një ministri nuk cenon aspak funksionimin e qeverisë dhe nuk përbën asnjë krizë institucionale.
“Nuk cenohet pavarësia e ekzekutivit nga pezullimi i një ministri, është budallallëk me brirë. Qeveria nuk ka asnjë problem me funksionimin nëse i pezullohet një ministër,” përfundoi analisti.
and then