
Situata drejt normalizimit në pikën kufitare të Kapshticës.
Ndonëse vijon të ketë fluks të mjeteve, situata duket më e qetë. Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje ndërsa me po të njëjtin numër sportelesh po punon edhe pala greke në hyrje.
Pas bisedimeve mes dy doganave po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur pritjen disa minutëshe në të dyja pikat kufitare. Kulmi i fluksit ka qenë disa orë më parë ndërsa aktualisht ka ende fluks por në një nivel më të normalizuar.
and then