
Është vënë në pranga shoferi i autobusit që u aksidentua në Tiranë. Mësohet se shoferi i urbanit është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Autobusi i linjës së Astirit u përfshi në një aksident, në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të dielës. Autobusi mori përpara një person me biçikletë, i cili kishte kaluar semaforin me të kuqe.
and then