Agron Gjekmarkaj: Fillova te mësohem me shiharet e Zegjinesë, me pasthirrmat habitë, shikimet e zgjatura, ulje ngritjet e saj si zjarrmi tek heq…

Nga Agron Gjekmarkaj 

Një jave më pare tek ktheheshim me balonë nga Viena pamë tmerr me sy ! Me shumë po shkonim drejt esfelit se drejt tokes! Bertisnin gratë e qanin trimat!
Stjuardesat bënin kryq. Ishte nata e gjykimit.

Nuk e dinim se kishim aq shumë djersë në trup sa pantallonat na u bënë qull madje u lag dhe dyshemeja! Genc Gjonçaj nuk qante, gati pelliste e rrezohej per dysheme!
Ndukte veshët e flokët i bindur qe nuk do ti duheshin me!

Ulërimat e tij të këpusnin shpirtin! “Do me marre malli per Babon” – thoshte mes dihames – “atje, në boten e pertejme, do le Nikon fillikat, do pengohet integrimi me tre dite! Kush i ndihmon tre buajt e parlamentarizmit qe Shqiperia të veje mbroth?”

Nga një shkundje në tjetren me drejtohej mua: “E ke rehat ti se fjalimin per ty e ben Gaz Bardhi apo nuk është njeri i fjales? Plot miq e shokë ke në media, ata do të qendisin alamet portreti, po per mua do nxjerre Kostaqi ndonje fjalim nga sirtari i vitit 89, se nuk i kam bërë hazer as zyren pas kthimit qerratait!”

Këshilltari im Dori trim dridhej si purtekë e rrecitoi 15 “Ave Maria” që me gjasë Zoti i degjoi! Pas meje gjindej Gledian Llatja i ulur që fliste me Perendine, gjithe kohes: “Allahu Akbar, Allahu Akbar!”

I thashë: “Allahu është Akbar po Baloni batall more i uruar!”

Renkonte i ziu: “Po e lë jetim popullin e Elbasanit, si do bëjnë pa mua?” – dhe ja jepte oisë.
“Mos e çojnë Bake xhanin prapë në Kushtetuese kur të dekretojë daten!? Te shkojë njeriu si qeni në rrush, si keshtu? Te ik me kete dert!?” – therriste mes llahtarit! Sa do me mungojë reformatori i madh Mazniku shkrehej me tersellimë!

Unë isha mbledhur sa një portokall e në mendje me shkonin lloj lloj mendimesh e mornicash! Herë pas here ja jepja piskames dhe çirrja faqet!

“Sa do merziten shoket e partisë…” – vajtoja me ngasherim ne keto kohe te keqija!
Mendoja rrekenë e loteve që do leshonte Jorushi (Urushi) i Tabakeve në Jozefinen dhe e imagjinoja veten tek vertitesha si trung i kalbur në kenete aso dynjaje nga sasia e ujit.
Trandjen qe do i shkaktoja Kryezevendes Liderit si shok armesh po kaq se pertypja lehtë! Mallin e Albanes e të Oerdit!

“E si do bëja pa parë e degjuar Taon tek puthte Flamurin dhe i binte çiftelisë si tribun, patriot e djalë vegjelie gjate festave!”
Fillova te mesohem me shiharet e Zeniqese, me pasthirrmat habitë, shikimet e zgjatura, ulje ngritjet e saj si zjarrmi tek heq e vesh xhaketen – e kush do e zevendesonte atje lart, he kush?
Po Saren e Kiduinen kush do i bëjë personazhe? Mejtimet e Bores dhe habine e saj filozofike kush do t’i vinte ne dukje? Po fjalimet e Ervin Hoxhes kush do ti degjoje?

Kur Etilda do të marrë lajmin do e mbuloje zia e pikellimi se shoket e partise duan ta harrojne dhe Kronika e kujton si Ati i dashur evleterit! A thua do gezohet Tezja? – me sembonte brënga!

A do kishte kush tjeter sy per bikotinat e Antonetes? Jo, duhet besuar tek jeta, jam ënde i dobishem – mendoja! Po kujtimet qe do shkruante Dilua e retoriken e Shalsit ku e gjej atje? Kush do ma trazoje midenen si Salianji në atë kob e monotoni?

Pafundesi mendimesh me sulmonin po per fat rrotat preken token dhe Jeta rinisi serish!

Duke i zbritur ato shkalle i premtova Hyut qe do jem më i dashur me motrani e shoqeni, më i drejtë me te gjithë, më reflektues për gjerat e rendesishme dhe që shkatojnë emocione të verteta!

Hyra në salle dhe i shihja me mall të gjithë si i kthyer nga Hadi! Foli Briseida Çakerri, e kishte per herë të parë llafin: “Duhet të na duartrokisni për sukseset!” – “po nuk do ta beni” – konkludoi!

U preka ne seder dhe e duartrokita.
“Jo,” – tha – “nuk duhet ta beni se nuk jeni të vertete.”
Hall – mendova – uje i ftohte uje i ngrohte per gomarin… po prape e duartrokita!

Duket pranoi sinqeritetin dhe me dha nje cope çokollate per mirnjohje qe e hengra fet e fet – të ëmbla peshqeshet e pushtetit! Dola tek salla e televizorit, kur ç’të shoh – sikur të mos mjaftonte merzia qe Niko i shkaktoi Nallbatit, një tjeter plage ju hap ne gji! Ne ekran dukej Mamica teksa Rutte kodoshi e përqafonte!

“Puth njehere, puth dy here, puth tre here!” – po e griu faqeziu!

Ja bëri faqet shoshe me gudulisje, jarebi mos bëftë hajer dhe fap me shkop i binte televizorit!

“Do krijojme shoqaten djemte e Toskerise,” – lajmeroi – “dhe do shkojme në Hollande t’ja bëjmë shpinen me të butë se barkun!” – u hakerrye!

Blendi Gonxhe hapte me goje dhe përtonte të fliste – shendeti po i merr per mbarë dhe fjalet e teperta i duken fukarallek!
Pirrush Dengu na qerasi me tre buzeqeshje dhe iku se Bota po prishet dhe ai duhet tu prije ushtrive!

Gjithe pasaniket e Kuvendit me koprac njeri se tjetri iken te hanë në restorant; unë mbeta roje si ushtari në karakoll me këto mejtime pas një udhetimi që të bën më të krishterë!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×