“12 vjet jemi ende me hapin e njeriut, Rama dikur ankohej për rrugët”, Erald Kapri: Pesë projekte kanë shkuar 1 mld euro, të gjitha po hetohen nga SPAK

Deputeti i Mundësia, Erald Kapri, theksoi se pesë projektet më madhore në këto 12 vitet e fundit kanë shkuar së bashku 1 miliardë euro ku sipas tij, ka tejkaluar mesataren e BE.

Ai shton se këto projekte edhe pse kanë pasur kosto të lartë, sërish sipas tij nuk janë rrugë të sigurta dhe po hetohen nga SPAK.

“Sipas Bankës Botërore lëvizshmëria në Shqipëria është 33 km/h. Pra gjithë mesatarja çfarë lëvizin në vit. Njeriu që vrapon është pak më tepër. Pra ne në Shqipëri jemi me hapin e njeriut, jo me atë të automobilit. Kanë ngelur rrugët rrugëve thoshte dikur kryeministri Rama në opozitë.

12 vjet në pushtet jemi ende me hapin e njeriut. Nuk ka një projekt madhor rrugor që të ketë përfunduar. Por hajde merremi pak me rrugët që konsiderohen të përfunduara.

Unaza e Madhe e Tiranës që s’ka mbaruar ende ka kushtuar 500 milionë euro me rreth 18 milionë euro km, Qafë Plloça me 260 milionë me rreth 6 milionë euro km, Korçë-Ersekë 80 mln euro me 2.2 milionë euro km, tuneli i Llogarasë ka kushtuar 142 milionë euro me 23.6 milionë euro km, dhe tuneli i Kardhiqit 50 mln euro për 1.3 km.

Totali është fiks 1 miliardë euro për pesë projekte. Tani të pesta këto projekte janë nën hetim nga SPAK. Dhe të pesta këto projekte kanë rrezikshmëri për jetën nuk janë as rrugë të sigurta. Por thelbi është këtu: Nëse marrim standartin evropian është minimumi dyfishi.”, tha Kapri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×