“Skandalet e Ballukut duhet të kishin shkundur vendin”, Salianji: PD s’ka fuqi reaguese. Protestat u caktuan pas insistimit tim

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Opinion, theksoi se skandalet e zv.kryeministres Belinda Ballukut duhet ta kishin shkundur vendin. Ai theksoi se PD nuk ka fuqi reaguese.

Në lidhje me protestat, Salianji tha se ato u caktuan vetëm prej insistimit të tij.

“Skandalet e Ballukut duhet të kishin shkundur vendin. PD nuk ka fuqi reaguese. E patë çfarë ndodhi në Rumani dhe Bullgari. Të nesërmen e marrjes së Ballukut të pandehur, PD vendosi të bëjë analizën e zgjedhjeve. Unë kërkova protesta.

Pasi e kërkova unë, u njoftua protesta. Pse jam i shqetësuar unë? Opozita është e domosdoshme në shoqëri. Ilir Meta dha dorëheqjen për një akuzë 700 mije euro por kjo nuk e ndaloi opozitën e asaj kohe që të bënte atë që bëri.

Po them që nuk jemi në rrugën e duhur. Në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, kandidatët e PD kanë marrë vota sa për një mandat deputeti. Ishin të pavarur? Po si u la bosh atëherë nga PD? Ata kandidatë i mbështeti struktura e PD. Në Vlorë Edi Rama ka nxjerrë 15 mijë votues, po tanët ku janë?”, tha Salianji.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×