“Kunata e Ballukut më dënoi me burg”, Salianji kritikon foltoret: PD-së i mungon një “bulevard”. Çfarë fitojmë duke folur me pekule te Edi Rama?

Gjatë një interviste në Opinion, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka kritikuar PD për mënyrën se si reagoi pas super skandalit me marrjen e pandehur të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Teksa përmendi se kunata e saj e dënoi me 10 muaj burg, Salianji u ndal tek mungesa e alternativës, ndërsa brenda radhëve të demokratëve ka mllef, por nuk u jepet zë.

“Duhet të ndërtohet alternativa. Na duhet një “bulevard”. PD sot nëse lë copëza rrugës se ky është me atë dhe ky me këtë… a është gabim apo jo? Njerëzit kanë mllef nga qeveria. Po hapja a do figura të reja? Nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD. A duhet t’u japim zë njerëzve?, tha Salianji.

Ervin Salianji: Kunata e kësaj zonjës më ka dënuar me burg, bëra 10 muaj burg. Një nga gjyqtaret ishte kunata e Belinda Ballukut. A reagoi PD në mënyrën e duhur për skandalet e Ballukut? Ça fitojmë ne se shkojmë dhe flasim me pekule te Edi Rama? Duhet të ndërtohet alternativa. Na duhet një “bulevard”. PD sot nëse lë copëza rrugës se ky është me atë dhe ky me këtë… a është gabim apo jo? Njerëzit kanë mllef nga qeveria. Po hapja a do figura të reja? Nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD. A duhet t’u japim zë njerëzve?



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×