
Demenca është rezultat i sëmundjeve të ndryshme që prekin trurin.
Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës dhe mund të përbëjë 60-70% të rasteve.
Këtë të shtunë në “News 24 Fundjavë”, neurologia Entela Basha foli për demencën, çrregullimet e kujtesës, dhe shenjat që hasen zakonisht nga këto sëmundje.
Gjatë intervistës ajo tha se çrregullimet e kujtesës janë patologji që lidhen me plakjen e trurit.
“Çrregullimet e kujtesës nuk duhen parë si të izoluara. Duhet parë në lidhje edhe me moshën e individit. Pasi çrregullimet e kujtesës janë patologji që lidhen me plakjen e trurit. Pra mund të lidhen edhe me shkaqe sekondare. Pra kjo do një vlerësim nga specialistë, për të thënë nëse pacienti ka shenja të sëmundjes së Alzhaimer apo të patologjive të tjera gjenerative. Alzhaimer apo patologji të tjera janë pjesëza të këtij mozaiku”, tha ajo.
Gjithashtu Basha u shpreh se depresioni shpeshherë e imiton demencën. Gjithashtu u shpreh se faktor kryesor i demencës te gratë jetëgjatësia. Ndërsa tha se demenca në moshën në 40 vjeç është e trashëguar.
“Psikiatrit e dinë më mirë këtë pjesën e vlerësimit të demencës dhe depresionit. Nëse një pacient referon që është i mërzitur nuk do të kontaktojë individë, nuk do të dalë nuk do të bëjë gjëra që i pëlqen, janë disa shenja.”, tha ajo.
and then