Nga e ardhmja e autonomisë, në rolin e mbrojtjes dhe marrëdhëniet me SHBA-të, Jérémie Gallon në podcastin e Ditmir Bushatit: Çfarë mund të mësojë Europa prej Henry Kissinger?

Europa ndodhet në një moment kritik për arkitekturën e saj gjeopolitike, ku sfidat e sigurisë, ndryshimet në rendin botëror dhe rikonfigurimi i rolit amerikan po detyrojnë Bashkimin Europian të rimendojë projektin e vet strategjik. Në diskutimin e zhvilluar në Public Square, dy nga zërat më të rëndësishëm të analizës europiane – Jérémie Gallon, drejtues për Europën i “McLarty Associates”, akademik i jashtëm në Këshillin e Atlantikut dhe autor i librit Henry Kissinger: dhe Ditmir Bushati, ish-ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Bashkëbiseduesit sollën perspektiva të kthjellta mbi të ardhmen e autonomisë europiane, rolin e mbrojtjes dhe marrëdhëniet me SHBA-të.
Bushati dhe Gallon e nisën këtë bisedë tek mundësia që Europa të gjejë busullën gjeopolitike, dhe çfarë mund të mësojë para së gjithash nga trashëgimia e Henry Kissinger, – një burrë shteti, i cili pavarësisht dritëhijeve që zunë vend në jetën e tij, mbetet ende një burim i madh frymëzimi për të gjithë ata që dëshirojnë të ndërtojnë një Europë më strategjike dhe gjeopolitike. Sa i takon kësaj çështje, Gallon sjell në vëmendje dy momente. Sipas tij, na nevojitet të janë më shumë
intelektualë të veprave në Europë, në një moment kur historia po kthehet së bashku me tragjeditë e saj.

“Mendoj se Europa e ditëve të sotme duhet të rilidhet me politikën reale për të formësuar zhvillimet në fushën e tanishme gjeopolitike të shahut”, tha ai.

Sipas tyre, në qendër të debatit qëndron rreziku i një Europe që mbetet spektatore e krizave dhe jo aktore e tyre.

“Nëse Europa nuk ndërton kapacitete reale strategjike, rrezikon të mos jetë as protagonistja e fatit të saj, as e rendit të ri global”, u shpreh Gallon, duke theksuar se trashëgimia strategjike e Kissinger mbetet një paralajmërim i qartë për kontinentin në këtë epokë tensionesh të mëdha.

Në këtë prizëm, rishikimi i marrëdhënieve me SHBA-të shihet si domosdoshmëri për të ruajtur kohezionin transatlantik pa cenuar pavarësinë strategjike.

Bushati sjell në vëmendje se Kissinger shtyu SHBA-të të ndiqnin një bosht të politikës së jashtme me tri paralele. Ai dëshironte të fuqizonte marrëdhënien transatlantike, të ndiqte politikën détente me Bashkimin Sovjetik në atë kohë, dhe të vendoste marrëdhënie miqësore me Kinën. Teksa sot, politika e jashtme amerikane nën drejtimin e Trump ka ndryshuar ndjeshëm si duhet të lundrojë Europa në këto ujëra të trazuara në një mjedis të pamëshirshëm gjeopolitik?

Marrëdhëniet me SHBA-të mbeten boshti i aleancës transatlantike, por jo më në logjikën e një Europe që pret garanci automatike sigurie nga Uashingtoni. Zhvendosja e fokusit amerikan drejt rajonit indo-paqësor, rritja e rivalitetit SHBA–Kinë dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta në politikën e brendshme europiane e detyrojnë Europën të mendojë për të ardhmen si fuqi që ndjek fatin e vet, duke ruajtur aleancën, por jo duke hequr dorë nga autonomia. Në këtë perspektivë, konsolidimi i projektit europian, përfshirë Ballkanin Perëndimor, nuk është thjesht “zgjerim”, por domosdoshmëri strategjike për një Europë që synon të jetë fuqi formësuese e rendit të ri botëror, e jo dëm kolateral i marrëveshjeve midis fuqive të tjera.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×