Harry Kane një “përbindësh”, anglezi thyen rekordin e Gerd Myler

17 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje, këto janë shifrat e Harry Kane këtë sezon, vetëm në Bundesligë, shifra të denja për një “top-player”, një “bomber” që i mungonte Bayern Munich që nga koha kur u largua Robert Lewandowski. Harry Kane po udhëheq Bayern në fazën ofensivë, me rendimentin e tij që i ka kaluar të gjithë pritshmëritë, madje duke vendosur edhe rekorde të pabesueshme.

Ndaj Shtutgard, Harry Kane realizoi një “tripletë” golash. Kjo ishte hera e 10-të që kapiteni i Anglisë realizon një “tripletë” në Gjermani. Këtë shifër, Kane e arriti me 76 ndeshje në dispozicion, duke u bërë lojtari i parë që arrin më shpejt një shifër të tillë. Sulmuesi anglez thyen në këtë mënyrë rekordin e Gerd Myler. Ish “bomberit” legjendar të Bayern iu ndeshjen 161 ndeshje për të realizuar 10 “tripleta”, ndërsa Lewandowski e kapi këtë shifër me 324 ndeshje në dipozicion.

Këto shifra dhe forma e Harry Kane ka bërë që drejtuesit e Bayern Munich të negociojnë me përfaqësues të lojtarit për të gjetur një akord të ri për rinovimin e kontratës aktuale që i përfundon në 2027, por lojtari mund të largohet në fund të këtij sezoni nëse ndonjë skuadër paguan 65 milionë euro për kartonin e tij.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×