
Është shtyrë mbledhja e sekretariatit të Etikës. Mësohet për shkak se kërkohet përjashtimi i shumë deputetëve, kërkohet që të shqyrtohen provat.
Mbledhja është shtyrë për të martën në orën 10:00. Shtyrja është pranuar nga deputetët e PS, në mënyrë që të shqyrtohen të gjitha provat për t’i paraqitur në sekretariatin e Etikës.
Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe situatës kaotike që përfshiu një ditë më parë në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetë të PD gjatë seancës bllokuan Foltoren si dhe u përplasën me Gardën.
and then