Bonusi i fundvitit, denoncimi i familjarëve të personave autikë: Prej 4 vitesh nuk e përfitojmë, jemi përjashtuar nga vendimi i qeverisë

Personat me autizëm nuk kanë marrë akoma bonusin e fundvitit. Kryetarja e shoqatës së fëmijëve autikë, Egla Bajrami, ishte e ftuar në studion e emisionit “Neës24 fundjavë” ku denoncoi këtë problematikë të mbartur prej 4 vitesh.

E pyetur nga moderatorja e emisionit, Megi Latifi, Bajrami e cila është prind i një djali autik 25 vjeç, tha se edhe pse kanë trokitur në dyert e institucioneve përgjegjëse, deri tani asgjë nuk ka ndryshuar.

“Nga informacionet që na janë dhënë, pasi na shkruajnë prindërit, me fjalë na kanë thënë “po”, por deri tani listat e personave me autizëm nuk janë përpiluar nga minibashkitë”, u shpreh kryetarja e shoqatës.

Sipas saj, sfidat e familjeve që kanë fëmijë autikë është e madhe pasi lidhet jo vetëm me problemet ekonomike.

“Kjo kategori ka mbetur jashtë vendimit të qeverisë e cila ka akorduar bonus për të gjitha kategoritë në nevojë”, tha Bajrami.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×