
Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, legjendës së gazetarisë sportive, ka prekur komunitetin e sportit në vend. Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në një reagim në rrjetet sociale e konsideroi Bellovën si një zë unik, një mjeshtër i fjalës, një njeri fisnik:
“Komentatori i shquar i Radio Tiranës, zëri unik i futbollit shqiptar, që ka komentuar në ditë të vështira e historike të sportit shqiptar, mjeshtër i fjalës dhe profesionist i rrallë, që me zërin e tij shoqëroi breza të tërë, profesor dhe mik i mirë, i respektuar nga i madh e i vogël për gjurmën që la, ndërroi jetë pasi jetoi gjithmonë si një njeri shumë i dashur.
Prehu në paqe Ismet Bellova. Zëri yt i paharruar dhe fisnikëria jote do të jetojnë gjatë në zemrat e atyre që u rritën duke të dëgjuar. Do të të kujtoj gjithmonë me respekt dhe mall.
and then