VIDEO/ Mbyllet protesta 2 orëshe e opozitës, fjalime, molotovë dhe ecje në këmbë

Protesta e parë e opozitës që shënoi dhe nisjen e revoltave të paralajmëruara nga opozita kundër qeverisë, zgjati pothuajse 2 orë.

Ajo nisi rreth orës 18:00 dhe përfundoi rreth orës 20:30.

Në protest morën fjalë deputetë të PD, Belind Këlliçi, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi ndërsa tubimi u mbyll me fjalën e kreut të PD, Sali Berisha.

Në fund të fjalimit të Berishës, protestuesit hedhën Molotov në drejtim të derë së kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.

Berisha, i shoqëruar nga deputetë të PD, bashkë me protestuesit vijoi rrugën në këmbë.

Protestuesit përshkruan rrugën në këmbë drejt ministrisë së Energjisë, Kuvendit dhe më pas u larguan.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×