VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

Broja-Muçi, dy nga talentet më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, janë shpresa e madhe e tifozëve kuqezi për të shkuar në Botëror, kjo edhe për vetë faktin se më në fund, të dy janë rikthyer të bëjnë protagonistin me ekipet respektive. Të gjithë kryqëzojnë gishtat që Broja dhe Muçi të ruajnë këtë nivel edhe në mars, atëherë kur Shqipëria do të luajë në fazën “play-off”.

Pas Muçit, më në fund, shpërtheu edhe Broja, me “bomberin” kuqezi që gjeti rrugën e rrjetës pas më shumë se dy vitesh. Ndaj Bournemouth, Broja gjeti golin e tij të parë me fanellën e Burnley. Këto ditë, në radhët e Burnley, Broja është kthyer në kryefjalë, ndërsa në një video të publikuar në platformën X, sulmuesi kuqezi foli për përshtatjen e tij tek ekipi i ri, duke bërë dhe një krahasim me jetën në Londër, kur ishte pjesa e Chelsea-t:

“Ka qenë e vështirë, por ia kam kaluar mirë. E kam shijuar. Është shumë ndryshe nga jeta në Chelsea, por po e shijoj këtu në veri. Më pëlqen, është diçka ndryshe. Mendoj se njerëzit këtu janë më të këndshëm. E mendoj këtë sepse njerëzit këtu janë më miqësorë. Është më e lehtë për të folur, më e lehtë për të dalë me të gjithë. Të gjithë janë shumë të mirë. Edhe kur del jashtë, kur ulesh në kafene, të gjithë janë shumë të mirë”, u shpreh ndër të tjera Broja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×