
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në segmentin Vrion–Krane, në zonën e njohur si kthesa e Finiqit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.
Sipas të dhënave paraprake, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, shtetasi Aleksandër Xhuvani, 49 vjeç. Menjëherë pas njoftimit të ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.
I plagosuri është transportuar fillimisht me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, 49-vjeçari ka pësuar disa dëmtime trupore, përfshirë edhe thyerje brinjësh. Pas stabilizimit, ai pritet të dërgohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve përkatëse.
and then