SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, anëtarët e PD kërkojnë mbledhje të Këshillit të Imunitetit të premten

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të thërrasë një mbledhje të këshillit për të diskutuar çështjen e ministres Balluku.

Në një shkresë zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, anëtarët e PD-së propozojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.

Kërkesa vjen në një moment kur çështja e zv/kryeministres Balluku ka qenë në qendër të debatit politik dhe publik, dhe opozita kërkon që të shqyrtohet në mënyrë të menjëhershme nga organet parlamentare kompetente.

Kërkesa e PD:

KËRKESË
Për mbledhjen e Këshillitpër Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e premte, datë 26
Dhjetor 2025, ora 11.00
Baza Ligjore: Neni 13 dhe 118 i Rregullores së Kuvendit
Drejtuar:
Z. Kryetar i Kuvendit.
Z. Niko Peleshi
Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë
Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,
shqyrton kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen
e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së një deputeti në
përputhje me nenin 73 të Kushtetutës, sipas procedurës së parashikuar në nenet 118 dhe 119 të
Rregullores. Pika 6, e nenit 13 përcakton shprehimisht: “Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit
të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve. Rendi i ditës caktohet nga Kryetari. Mbledhja është e vlefshme
kur janë të pranishëm jo më pak se 5 anëtarë.”.
Me shkresën nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e
autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – ZëvendëskryeministritMinistrit, znj. Belinda Balluku. Më kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli u mblodh për të
shqyrtuar kërkesën e Prokurorië së Posacme më datë 19 Dhjetor 2025, ora 10.30 min. Kryetari i
Kuvendit në mënyrë të njëanëshme, pa vendim të Këshillit, vendosi të ndërpresë mbledhjen, pa
caktuar një mbledhje tjetër, me qëllim sipas tij që anëtarët e Këshillit dhe palët të njihen me
dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë.
Në këto kushte, në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne.
1/2 e anëtarëve të Këshillit:
Duke e konsideruar periudhën më shumë se 1 javë si të mjaftueshme për palët që të njihen
me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në
precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati
në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë;
Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë
mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar
me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;
1.
2.
Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që çështja të shqyrtohet
nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së
ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve;
Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e
cështjeve nga Prokuroria e Posacme;
KËRKOJMË:
Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e premte, datë
26 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019
Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e
autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit
– Ministrit, znj. Belinda Balluku.”.
Njoftimin e datës dhe orës së mbledhjes, si dhe Rendin e Ditës anëtarëve të tjerë të
Këshillit, përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme, si dhe deputetes Belinda Balluku dhe
përfaqësuesit të saj ligjor, me qëllim që të ushtrojë të drejtën e saj të mbrojtjes përpara
Këshillit.
Sjellim në vëmendjen tuaj z. Kryetar i Kuvendit, që thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë
të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma
sipas pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2)
me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari
i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë
thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për
drejtësinë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×