“Kostoja për ‘Tigrat’, 74 mln euro në dy vite”, eksperti Elezi: Vjedhje e hapur ndaj qytetarëve, situatë e shkaktuar nga Balluku

Eksperti i energjisë, Eduart Elezi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar situatën e termocentraleve lundruese të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, duke akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për keqmenaxhim dhe shpenzime të tepruara që rëndojnë mbi qytetarët.

Sipas Elezit, kostoja e qirasë dhe mirëmbajtjes për dy vite e këtyre dy centralëve është 74 milion euro. “Plus prodhimi i tyre i energjisë, kapaciteti maksimal është 110 mega, dhe kosto për kilovat/orë shkon 60-70 lekë. Kjo është një kosto shumë e lartë për qytetarët shqiptarë”, tha eksperti.

Ai shtoi se “Tigrat” i kanë kushtuar kompanisë që i solli në vend 15 milion euro, ndërsa qytetarët paguajnë qira për dy vite 74 milion euro. “Kjo duhet patjetër të hetohet nga prokuroria, sepse është vjedhje e hapur ndaj qytetarëve, një situatë e shkaktuar nga ministrja që ende mban detyrën, Belinda Balluku”, deklaroi Elezi.

Eksperti e paraqiti situatën si një problem serioz të menaxhimit të energjisë në vend, duke theksuar se kostoja e lartë e këtyre termocentraleve ka rënduar faturat e energjisë për qytetarët shqiptarë dhe ka pasur ndikim negativ në sektorin energjetik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×