“5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale”, Bardhi: Sot fituan lirinë, shembull se si rezistenca kthehet në forcë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncon rrëmbimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit, sipas tij nga Ilir Proda, drejtori i Policisë së Shtetit.

Bardhi, në një mesazh në rrjetin social facebook shkruan se Proda vepron me porosi të grupeve kriminale dhe rrëmbimi i protestuesve u bë vetëm se ata ngritën zërin.

Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan, vetëm sepse ngritën zërin. Ata as u trembën dhe as u dorëzuan. Një shembull sesi rezistenca kthehet në forcë.

Sot ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben. Faleminderit me  për rezistencën dhe sakrificën Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu”, shkruan Bardhi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×