Begaj uron Krishtlindjen: Të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin dhe të ndihmojmë ata që janë më të dobëtit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Begaj, pas vizitës në Kishën ortodokse në Tiranë, tha se kjo ditë është  një ditë e shenjtë që shënon vlerat më të larta të besimit, dashurisë dhe solidaritetit.

“Kjo ditë duhet të na bëjë të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin por mbi të gjitha të kuptojmë dhe të ndihmojmë ata që janë më të dobëtit.

Uroj që kjo Krishtlindje të jetë e mbushur me gëzim, begati dhe bekime për çdo besimtar dhe çdo shqiptar dhe uroj një Vit të Ri sa më të mbarë për shqiptarët”, tha Begaj.

Bajram Begaj: Është kënaqësi që nga këtu të uroj besimtarët e krishterë “Gëzuar Krishtlindjen”. Është  një ditë e shenjtë që shënon vlerat më të larta të besimit, dashurisë dhe solidaritetit.

Vlera që përfaqësojnë identitetin tonë dhe atë që ne njihemi botërisht të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Kjo ditë duhet të na bëjë të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin por mbi të gjitha të kuptojmë dhe të ndihmojmë ata që janë më të dobëtit.

Uroj që kjo Krishtlindje të jetë e mbushur me gëzim, begati dhe bekime për çdo besimtar dhe çdo shqiptar dhe uroj një Vit të Ri sa më të mbarë për shqiptarët.

 

 

 

 

 

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×